Gjeografia

Shqiperia eshte e vendosur ne Europen Juglindore, kufizuar nga deti Adriatik dhe deti Jon, midis Greqise dhe Serbi-Malit te Zi. Vendi ka nje siperfaqe prej 28,000 km katrore ( 11,000 milje katrore) dhe nje popullsi prej 3.3 milione. Terreni i vendit eshte me se shumti malor dhe kodrinor, ndersa fushat jane pergjate bregdetit. Kufiri total tokesor eshte 720 km, 282 km prej te cilave me Greqine, 151 km me Maqedonine, 287 km me Kosoven dhe Malin e Zi. Kufiri detar arrin gjatesine 362 km, duke pasur perballe rivieren Italiane ne nje largesi me pak se 100 km.

Historia

Me nje origjine 4,000 vjet para Eres Sone, Shqiptaret jane pasardhesit e Pellazgeve te lashte. Gjuha e tyre eshte nje nga me te vjetrat ne grupin e gjuheve Indo-evropiane. Emri “ Albanian” rrjedh nga emir I nje fisi Ilir “Albanoi” te cilit ishin pasardhes te Pellazgeve te Lashte. Iliret zakonisht tregtonin me Greket dhe me Thraket kafshet e tyre, kuajt, baker, hekur etj.
Pas shekujsh lufte me pushtuesit, Iliret mbijetuan me kulturen dhe gjuhen e tyre. Pushtimet romake, Barbare dhe Turke, cuan ne fillim te shekullit te 19-te krijimin e shtetit Shqiptar.
Shqiptaret ishin gjithashtu pjese e shteteve qe luftuan kunder pushtuesve gjate Luftes se Pare dhe te Dyte Boterore, te cilat cuan ne krijimin e regjimit komunist Shqiptar, nen kampin e Unionit Sovjetik.
Pas nje periudhe te gjate prej 50 vjetesh nen regjimin komunist, Shqiperia u prezantua me parimet e nje ekonomie tregu dhe demokracie ne vitin 1992. Vendi eshte duke u perpjekur drejt integrimit ne NATO dhe BE dhe po teston trende rritese ne zhvillimin ekonomik dhe social.

Politika

Shqiperia ka nje qeveri demokratike e udhehequr aktualisht nga Partia Socialiste e cila fitoi zgjedhjet ne vitin 2013. Partia Demokrate dhe Partia Socialiste jane dy forcat kryesore politike ne vend. Shume parti te tjera politike me te vogla ekzistojne ne vend.
Kushtetuta e Shqiperise eshte adoptuar nga referendum popullor ne 28 Nentor 1998.
Shqiperia ka nje sistem ligjor civil. Pushteti Ekzekutiv i shtetit perbehet nga Presidenti I Republikes, Kryeministri, Keshilli I Ministrave. Pushteti Legjislativ perbehet nga Asambleja Popullore me nje dhome, nderkohe qe Pushteti Gjyqesor konsiston ne Gjykaten Kushtetuese, Gjykaten e Larte dhe gjykatat e rrethit dhe apelit.

Ekonomia

Burimet Natyrore
Nafta, gazi natyror, qymyri, kromi, bakri, hekuri mineral, nikeli, kripa, lendet drusore, hidroenergjia. Per me teper, rezervat e mermerit dhe gurit gjenden ne vend dhe nuk jane plotesisht te shfrytezuara. Plazhet, liqenet, lumenjte, klima mesdhetare dhe burime te tjera ujore jane jane burime te tjera natyrore te vendit.

Popullsia: Edukimi dhe Puna
Me nje popullsi prej 3.5 milione njerezish, mosha mesatare arrin ne 28.5 vjec. Grupi etnik i Shqiptareve perben 95% te popullsise, nderkohe qe minoritete si Greket, Rumunet, Valshet, Serbe, Maqedonas, Bullgare jetojne ne vend.
7 universitete dhe nje sere shkolla te larta dhe profesionale gjenerojne mijera te diplomuar cdo vit ne shkenca te ndryshme si Mesimdhenie, Arte, Shkenca Sociale, Biznes, Drejtesi, Matematike, Informatike, Inxhinieri, Prodhim, Agrikulture, Mjekesi, Sherbime etj.
1.09 milion njerez perfaqesojne forcen punetore ne Shqiperi, duke mos perfshire 352,000 emigrante punetore. Norma e papunesise zyrtarisht eshte e njohur 14.8%. 57% e popullsise se punesuar, jane punesuar ne sektorin bujqesor, 20% ne sektorin jo-bujqesor dhe 23% ne sektorin publik.
Situata makroekonomike
Vendi po perpiqet te kaperceje periudhen e tranzicionit nepermjet zhvillimit dhe integrimit ne BE. Nje norme rritjeje positive eshte vene re ne 2004 ne nivelin 5.6%. PBB (GDP, pariteti i fuqise blerese) prej 17.46 miliarde USD eshte e ndare ne sektoret ne vijim: 46.2% ne bujqesi, 25.4% ne industry dhe 28.4% ne sherbime. Norma e inflacionit eshte vetem 3.2%, ndersa investimet llogariten 18.4% te GDP-se.
Balanca aktuale e buxhetit arrin ne 504 milione USD. Shpenzimet e buxhetuara prej 2.46 miliarde USD (duke perfshire shpenzimet kapitale prej 500 milione USD) tejkaluan te ardhurat e buxhetuara prej 2.05 miliarde USD.
Rezervat per kembimet e huaja dhe ari arrijne 1.2 miliarde USD. Monedha shqiptare “lek” (kodi ALL) kembehet me dollarin me nje kurs 102:1 (ne 2005).
Sektoret kryesore te prodhimit bujqesor perfshijne: grur, miser, patate, perime, fruta, panxhar sheqeri, rrush, mish, produktet e qumeshtit dhe ereza.
Sektoret kryesore te prodhimit industriale perfshijne: Perpunimi i ushqimit, tekstile / veshjeve, lekure/ kepuceve, perpunimii drurit / mobilje, vaj, çimento, kimikate, miniera, metale baze, hidrocentralit, ndertim, turizem, etj
Partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë janë Italia dhe Greqia. Bilanci tregtar i Shqipërisë është negativ me eksportet duke arritur 552,4 dollare dhe importet arrijne 2,076 milione dollare.

Mundesite per Biznes dhe Investim:

Mundesite per investim ekzistojne ne nje sere sektoresh, si:
• Energji
• Infrastrukture
• Miniera dhe nafte
• Telekomunikacion
• Turizem
• Tekstile/veshje
• Lekure/ Kepuce
• Agroindustri: Perpunimi i mishit, erezave, ushqime te ngrira etj.
• Perpunimi i gurit dhe mermerit
• Produktet plastike.